Please enter at least 3 characters.

VLEN: Puna e ndershme meriton paga të drejta dhe kushte dinjitoze

2024/03/vlen-llogo.jpg
VLEN
2024/03/vlen-llogo.jpg

VLEN, me rastin e 1 Majit-Ditën e Punëtorëve, thotë se kanë marrasa konkrete për përmirësimin e kushteve të punëtorëve.

"Si VLEN riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur për të drejtat e punëtorëve, për paga të drejta dhe për kushte dinjitoze në vendin e punës. Ne besojmë se çdo pikë djerse meriton shpërblim të drejtë, çdo mund meriton respekt, dhe çdo punëtor meriton jetë me dinjitet.

Kemi ndërmarrë hapa konkretë: kemi rritur pagën minimale në 26.400 denarë neto, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të standardit jetësor dhe drejt zvogëlimit të pabarazive. Kemi rritur pagat e punonjësve shëndetësorë, mësimdhënësve… dhe kemi ndërmarrë masa të rëndësishme për mbështetjen e kategorive të ndryshme të shoqërisë.

Për pensionistët tanë, kemi siguruar rritje prej +7.000 denarësh për mbi 340.000 përfitues, duke përmirësuar mirëqenien dhe sigurinë e tyre ekonomike. Në fushën e punësimit, kemi miratuar një Plan Operativ rekord prej 40 milionë eurosh, që përfshin masa konkrete për mbi 16.000 qytetarë për punësim dhe vetëpunësim.

Mbështetja për ndërmarrësinë është po ashtu në fokusin tonë: ofrojmë grante deri në 20.000 euro për ide biznesi dhe vetëpunësim, duke nxitur krijimin e bizneseve të reja dhe zhvillimin ekonomik. Për kompanitë vendase kemi vënë në dispozicion 250 milionë euro për investime dhe zhvillim, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Në sektorin e bujqësisë, mbështesim të rinjtë me grante nga 10.000 euro për fillimin e veprimtarive bujqësore, duke i dhënë jetë zonave rurale dhe duke forcuar prodhimin vendas. Ndërkohë, në shëndetësi, kemi hapur vende të reja pune për kuadro shëndetësore, përfshirë 600 vende për specialistë dhe specializantë, si investim në cilësinë e shërbimeve për qytetarët. Por kjo është vetëm fillimi.

Ne nuk ndalemi këtu. VLEN do të vazhdojë me përkushtim të plotë për rritje të mëtejshme të pagave, për përmirësim të kushteve të punës, për siguri në vendin e punës dhe për krijimin e një ekonomie që vlerëson punën dhe njeriun. Do të luftojmë për politika që e vendosin punëtorin në qendër, që mbrojnë të drejtat dhe që krijojnë mirëqenie të qëndrueshme për çdo familje. Sepse një shtet i fortë ndërtohet mbi punëtorë të respektuar. Një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi djersën e vlerësuar dhe mundin e shpërblyer", thonë nga VLEN./Telegrafi/