Please enter at least 3 characters.

Vjedhje në një mishtore në Shtime

2018/09/policia-e-kosoves-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (13 maj) ka arrestuar një person në Shtime.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari dyshohet që së bashku me dy persona tjerë të dyshuar kanë thyer dhe vjedhur gjësende në një mishtore.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kohëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur grabitje të ndryshme, cak i grabitësve në shumicën e rasteve ishin institucionet mikrofinanciare./Telegrafi/