Please enter at least 3 characters.

Vjedhje në një bastore në QT Shkupjania

2016/04/Vjedhje-ne-nje-bastore.jpg

Mbrëmë rreth orës 21:30 minuta në EIK-Shkup, V.N. ka denoncuar se në bulevardin ‘Kuzman Josifovski Pitu’, në QT ‘Skopjanka’ më saktë në bastoren ‘Sport Life’, nga ana e një autori të panjohur të armatosur me armë zjarri dhe i maskuar është kryer plaçkitje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi sot MPB, plaçkitësi ka marrë 79. 000 denarë nga fitimi ditor dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e autorit. /Telegrafi/