Please enter at least 3 characters.

Vjedhin depo të cigareve në Suharekë

2018/04/Vjedhje-compressor.jpg

Një person ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në depon e tij dhe kishin vjedhë cigare të llojeve të ndryshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 08:30 në rrugën “Endrit Kavaja”, Suharekë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.

"Rr. 'Endrit Kavaja', Suharekë 21.10.2019 – 08:30. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në depon e tij dhe kishin vjedhë cigare të llojeve të ndryshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
/Telegrafi/