Please enter at least 3 characters.

Vizer përkrah anëtarësimin e Kosovës në KON

2016/01/vizer-p-euml-rkrah-an-euml-tar-euml-simin-e-kosov-euml-s-n-euml-kon_hd.jpg

Marius Vizer, presidenti i Federatës botërore të xhudos, ai i cili ia hapi dyert e pjesëmarrjes për sukses të madh Majlinda Kelmendi dhe xhudistëve të tjerë kosovar, ka përkrahur publikisht anëtarësimin e plotë të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtare (KON), raporton Sporti1.

“Mendoj se është një vendim human, i mençur dhe vendim i drejtë nga pikëpamja e sportit e lëvizjes olimpike, po ashtu është një akt i ndershëm ndaj komunitetit sportit, pasi që ky vendim do të jetë impakt në të ardhmen e sportit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit”, tha Vizer.

“Edhe pse në shumë raste vendimet e organizatave të mëdha sportive varen nga vendimet politike, në këtë rast, zgjedhja e statusit të Kosovës është vendim i pastër sportiv dhe duhet të konsiderohet e trajtohet si i tillë. Të gjithë njerëzit kanë të drejta të barabarta universale. Sporti definitivisht është njëra ndër vlerat më universale të shoqërisë”.

“Ky vendim do të hapë horizonte dhe mundësi, ndërsa do të gjenerojë entuziazëm dhe pozitivistet në mesin e të rinjve të Kosovës që do të përfitojnë nga miqësia, unitetit dhe paqja në mesin e kombeve”, tha ai.

Vizer tha se udhëheqës i këtij projekti është Majlinda Kelmendi. “Bartësi i flamurit të këtij projekti nga pikëpamja e sportistëve përfaqësues të Kosovës ishte xhudistja, Majlinda Kelmendi. Ajo demonstroi se është shembulli më elokuent, që dëshmon dhe përfaqëson potencialin e sportistëve të Kosovës”.

“Dua të falënderojë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe presidentin e saj, Besim Hasani, Ministrin e sportit, Memli Krasniqi, presidentin e Federatës së xhudos së Kosovës, Agron Kuka dhe gjithë komunitetin sportiv të Kosovës dhe të gjithë Federatat ndërkombëtare që kanë pasur kurajon dhe vullnetin me përkrahur këtë projekt nga fillimi, duke iu dëshiruar sportistëve sukses në të ardhmen dhe arritje në të gjithë nivelet”, tha Vizer. /Telegrafi/