Please enter at least 3 characters.

VITI I MBARË

Moshe Vegh

Poezi nga: Moshe Vegh
Përktheu: Mimoza Erebara

Çfarë do të kërkoj në Vitin e Ri:

Lutem të mos ketë njerëz të uritur në qytet
që kur të dalin në televizion,
të mos ndjehen të ofenduar nga akti i dhurimit;

Kërkoj që të gjithë të kenë rroba për të veshur;
Kërkoj një vend për qetësinë e shpirtit
Dhe për këtë na duhet kombi
ku të lutemi çdo ditë:
Stop urrejtjes!
Stop diskriminimit!

Do kërkoj në çdo cep të vendit
ortodoksë, arabë,
sa majtas, sa djathtas,
etiopianë, ashkenazi,
këdo që përshëndet lindjen e diellit në këtë tokë
Dhe do lutem, përsëri do lutem
që të gjithë ne të jemi vëllezër.

Kërkoj që të jemi një komb i vetëm, solid
me të gjitha anët e tij!
Qoftë i pranueshëm ndryshimi!
Amen!

Do të kërkoj paqe
Mes nesh,
Mes meje dhe vetes,
Mes nesh dhe fqinjëve tanë,
Se vetëm kështu
Raketat nuk do qëllojnë më
Dhe fëmijët nuk do të kenë më frikë
Dhe as civilët, dhe as ushtarët nuk do të vrasin më!
Dhe kështu, pranë teje do jem edhe unë,
që kërkoj kaq pak nga ty ...

Lërini maskat këtë vit njerëz!
Le të dalim, të qeshim e të flasim
Me njëri-tjetrin të gjithë bashkë,
Në një!