Viti i Liridon Latifit - Shkëlqimi në Ligën e Evropës me Skënderbeun, transferimi në Hungari dhe ftesa e Kombëtares shqiptare
Emri që padyshim bëri bujë këtë vit që e lamë pas ishte Liridon Latifi.
Futbollisti i lindur në Prishtinë, që karrierën e nisi te Flamurtari, në vitin 2017 ka bërë hapin e madh në karrierën.
‘Doni’ siç njihet nga të gjithë, këtë sezon ka qenë sensacion, pasi e ndihmoi Skënderbeun me golat e tij të kalojë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, për të nënshkruar pastaj me Puscas Academy në Hungari.
E gjithë kjo u kurorëzua me ftesën në Kombëtaren A, dhe debutimi me ngjyrat kuqezi.
Liridon Latifi flet në një intervistë për Telegrafin, ku tregon për hapat e tij, atë që ndjeu këtë vit dhe çfarë mund të presim nga ai në të ardhmen.
Nuk e fituat titullin me Skënderbeun, por arritët me golat e tu ta fusni në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Si ishin muajt e fundit me Skënderbeun dhe çfarë të mungon nga ky klub dhe ky qytet?
Është e vërtetë se më ka mbetur peng fitimi i titullit në vitin e fundit dhe shpesh e kujtoj ndeshjen e fundit në Kukës. Por jam i lumtur që e arritëm qëllimin tonë ne Evropë, të futemi në fazën e grupeve.
Jo vetëm muajt e fundit, por të gjitha vitet e mia tek Skënderbeu kanë qenë të mrekullueshme. Më mungon Korça, sepse aty dashuria për futbollin është shumë e madhe.
Çfarë mund të thoni për Skënderbeun dhe edicionin në Evropë këtë sezon?
Skënderbeun e kam përcjellur vazhdimisht në Evrope dhe mendoj se në çdo ndeshje e kanë nxjerre maksimumin. Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe vërehet se çdo vit e me shumë skuadra është më e pjekur.
Pritja ka qenë shumë e mirë nga të gjithë, si stafi ashtu edhe lojtaret. Kushtet atje janë të shkëlqyeshme.
Këtë vit erdhi edhe ftesa e Kombëtares A dhe debutimi. Si ndjeheni në fushë me fanellën kuqezi?
Po. Është arritja më e madhe e çdo futbollisti ta përfaqësojë kombin e tij dhe gjithmonë e pres me kënaqësi të veçantë ftesën nga kombëtarja. Emocion i pa përshkruar kur zbret në fushë me këtë fanellë. Jam krenar me këtë arritje.
Cili nga lojtarët te Kombëtarja A ju ka pritur më mirë?
Me të gjithë lojtarët në kombëtare kam marrëdhënie shumë të mira dhe nuk mund ta veçoj askënd.
Ku pas Puscas Akademisë. Cili kampionat më i madh do të ju ishte përshtatur më shumë?
Momentalisht jam i fokusuar vetëm në klubin tim aktual. Planet e mia janë që të lë gjurmë edhe aty, pastaj ia lë në dorë klubit dhe menaxherit të ardhmen time.
Po, kam pasur një lëndim që më ka lënë gjashtë javë jashtë fushës, por fatmirësisht tani gjithçka ka kaluar dhe me 5 janar jam plotësisht i gatshëm t'i bashkohem klubit në stërvitje.
A po e përcjellin kampionatin në Kosovë dhe Shqipëri?
Sa herë që më jepet mundësia dhe koha e shfrytëzoj rastin t'i përcjell gjithmonë si ligën e Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë. Shpresoj që shumë shpejt edhe klubet e Kosovës të kenë sukses në garant ndërkombëtare.


