Videoja e re nga Messi do t'i lë tifozët në dilemë se a është e vërtetë apo e montuar
01/08/2020
Lionel Messi nga shumë tifozë të futbollit cilësohet si më i miri në histori dhe gjithmonë është pjesë e debateve.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po shkon drejt përfundimit të karrierës, mirëpo me vete do t'i marrë disa rekorde që vështirë se mund të thyhen.
Është këmba e tij e majtë magjike që bën mrekullira me top, ndërsa tifozët, jo vetëm të Barcelonës, por edhe të skuadrave të tjera e shijojnë lojën e tij.
Në një reklamë për pijen Pepsi, 33-vjeçari vendos dy kanaçe të pijes njërën mbi tjetrën, duke marrë më pas një top tenisi dhe goditi të paren.
E dyta qëndroi në këmbë dhe Pepsi do të reklamojë këtë video me t'u rikthyer Liga e Kampionëve më 7 gusht. /Telegrafi/


