Please enter at least 3 characters.

Victoria Beckham nostalgjike për kohët e vjetra, publikon imazhe nga fëmijëria

2020/05/GettyImages-916974938-e1589787051287.jpg
221:"NEW YORK, NY - FEBRUARY 11: Designer Victoria Beckham walks the runway at Victoria Beckham - fashion show February 2018 during New York Fashion Week on February 11, 2018 in New York City. (Photo by JP Yim/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-këngëtarja dhe njëherësh dizajnerja, Victoria Beckham, shpeshherë admirohet nga fansat e saj për punën e palodhshme.

Ajo nisi brendin e veshjeve qysh në vitin 2008 dhe i ka kushtuar aq kohë sa 'ta gdhendë' emrin e saj në listën e stilistëve më të mirë, shkruan Daily Mail.

Duket se Victoia është e lindur për t'u bërë një stiliste, gjë të cilën e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

46-vjeçarja ka ndarë një imazh të realizuar kur kishte qenë e vogël, teksa shihet duke hekurosur rroba. Përkrah këtij imazhi, ajo ka bashkangjitur një tjetër fotografi të kohës së tanishme e realizuar njëjtë sikur vite më parë.

Në përshkrimin e fotografisë ajo shkroi: "Gjithmonë e destinuar për atelier? Përgatitja për hartimin e koleksionit të ri për javën tjetër në WFH".

Victoria aktualisht është duke u izoluar me burrin e saj, David dhe tre katër fëmijët e tyre në rezidencën e tyre në Cotswolds të Britanisë së Madhe. /Telegrafi/