Vezë të tiganisura me patëllxhanë
Përbërësit për 4 persona:- 4 kokrra vezë- 2 lugë gjelle gjalpë- 2 copë patëllxhanë- 4 thelpinj hudhra- 4 feta proshutë- 2 kokrra domate- 2 lugë gjelle vajPërgatitja:
Presim patëllxhanët dhe i kriposim. I lëmë 1 orë të kullojnë lëngun.
Ndërkohë i heqim lëkurën domateve dhe farat i shtypim dhe i hedhim në një tigan me pak vaj dhe gjalpë.
Shtojmë hudhrën të shtypur dhe i skuqim në zjarr të ngadalshëm që të bëhen si pure e hollë.
Skuqim lehtë patëllxhanët në skarë pasi i lyejmë me pak vaj dhe i shtojmë në një pjatë. Njëkohësisht skuqim me gjalpë proshutën të prerë në feta të holla dhe i kullojmë.
Në yndyrë skuqim vezët sy, e kullojmë dhe e vendosim mbi patëllxhanët, ndërsa sipër hedhim në mënyrë të shpërndarë proshutën.
E shërbejmë duke e spërkatur me salcën që kemi përgatitur dhe me majdanoz. /Telegrafi/


