Please enter at least 3 characters.

Vetura përplas për vdekje një këmbësor në Haraçinë, shoferi ikë pa mos ndihmuar!

2017/05/Aksident-.jpg

Në një aksident rrugor që ka ndodhur dje në afërsi të fshatit Haraçinë të Shkupit humbi jetën një këmbësor. Shoferi është larguar nga vendi i aksidentit.

Siç njoftoi policia, dje në autostradën-qarkore në qytetin e Shkupit në afërsi të mbikalimit për në fshatin Haraçinë, ka ndodhur një aksident ku shoferi i automjetit e ka goditur një këmbësor i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

"Shoferi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë mjekësore e ka konstatuar vdekjen e këmbësorit. Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB – Shkup", thonë nga policia.

Ata më tej shtojnë se me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të vdekurit është transferuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi./Telegrafi/