Please enter at least 3 characters.

Vetura godet për vdekje një fëmijë 5-vjeçar në Gjakovë

2021/05/Vrasje-LAJMI-I-FUNDIT.png

Një fëmijë ka humbur jetën pasi i njëjti është goditur nga një vetura në Rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka thënë për Radio 1 se fëmija i moshës rreth pesëvjeçare, pasi është goditur nga vetura menjëherë është dërguar në Spitalin rajonal të Gjakovës, por përkundër tretmanit nga mjekët nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve të marra.