Please enter at least 3 characters.

Vetura godet biçiklistin në Prishtinë

2021/05/Aksident-ciklisti-LAJMI-I-FUNDIT.png

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një biçiklete.

“Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i biçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, kanë thënë nga zyra për media e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/