Please enter at least 3 characters.

Veseli: Njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta e shumë gra (Video)

2017/11/Kadri-Veseli-konference-ne-pdk-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta, makina e shumë gra.

Veseli në emisionin ‘Betimi për Drejtësi’ ka thënë se të njëjtit bëjnë edhe pushime të shtrenjta.

“Disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta, makinat, shumë gra e shumë pushime…. Me rrogë 700 euro nuk mund ta kesh veturën e 80 mijë eurove”, ka thënë Veseli, në emisionin që për temë kishte "Vetingu për policët, prokurorët dhe gjykatësit".

Ai nuk ka përmendur emra konkret, por gishtin e ka drejtuar kah pjesë të caktuara të Policisë së Kosovës, sidomos, pjesës që merret me hetimin e krimeve ekonomike.