Please enter at least 3 characters.

​Veseli: Me shumë keqardhje mora lajmin për vdekjen e tre personave

2017/11/Kadri-Veseli-konference-ne-pdk-foto-Ridvan-Slivova.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave që kanë humbur jetën në aksidentin e sotëm në Mramor, ndërsa të lënduarve u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë.

“Me shumë keqardhje mora lajmin për vdekjen e tre personave në një aksident në rrugën Prishtinë - Gjilan. Ngushëllime familjarëve dhe miqve të atyre që humbën jetën, ndërkaq të lënduarve, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç të cilët edhe i vizitova në Qendrën Emergjente, shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Veseli në Facebook.