Please enter at least 3 characters.

Veseli kundër rritjes së pagave për deputetët

2017/03/konference-Kadri-Veseli-20-tetor-foto-ridvan-slivova-7-e1490705191762.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dal kundër rritjes së pagave për deputetët. Sipas tij, politikanët duhet t’i rrisin pagat pasi ta rrisin standardin e jetesë për qytetarët, shkruan Telegrafi.

“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t'ia rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe të martën Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës, ku parashikohet që nga viti 2018, të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve. /Telegrafi/