Please enter at least 3 characters.

Veseli i përgëzon vullnetarët që pastrojnë ambientin

2017/05/unnamed-3-13.jpg

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli me anë të një postimi në Facebook, ka përgëzuar vullnetarët që kanë organizuar aktivitete për të hequr mbeturina.

Postimi i Veselit në Facebook:Një ambient i shëndoshë e bën një shoqëri të shëndoshë. Është detyrë e të gjithë neve, qytetarëve të Kosovës, ta ruajmë mjedisin tonë.I përgëzoj 50 mijë vullnetarët e organizatës “Let’s Do It Kosova” që me aksionin e tyre po i pastrojnë sot mbi 200 deponi ilegale të mbeturinave. Përmirësimi i ambientit do të jetë ndër komponentët kryesorë të Fillimit të Ri për Kosovën. #FillimiRi