Please enter at least 3 characters.

Veseli: Demarkacioni do të kalojë nesër, kam besim tek deputetët

2018/02/28340741_1603668449752427_1630892287_o.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, ka konfirmuar se seanca për ratifikimin e Demarkacionit do të mbahet nesër.

"Kryesia ka vendosur që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit. Nesër politika ka rastin që të bashkohet pa asnjë dallim. Kjo marrëveshje nesër është e rëndësishme për qytetarët tanë", ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se beson që deputetët do të veprojnë mbi inatin dhe debatin e së shkuarës.

"Shënimi i kufirit duhet të kaloi dhe jam shumë i sigurt që do të kaloi pasi që besoj në përgjegjësin e deputetëve", tha Veseli. /Telegrafi/