Vendoset se ku do të mbahet festa e lojtarëve të Kombëtares
14:"GENT SHKULLAKU
23/06/2016
Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë rrugë për tu rikthyer në vendlindje.
Arritja në kryeqytetin shqiptar pritet të bëhet rreth orës 15:30, ndërsa lojtarët do të priten nga kryeministri Edi Rama.
Por festa e madhe e heronjve tanë do të jetë në sheshin ‘Nëna Terezë’.
Mijëra tifozë pritet të mblidhen në shesh për të festuar paraqitjen dinjitoze të Shqipërisë në Evropian.
Dalja e lojtarëve në skenë pritet të bëhet në ora 19:00. /Telegrafi/


