Please enter at least 3 characters.

Vëmendja në Gjilan, tri sfida interesante në Superligën e Kosovës

Xhiro e 22-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë me tri përballje shumë interesante.

Vëmendja padyshim do të jetë në Gjilan, ku skuadra e Debatik Currit është nikoqir i Malishevës.

Të dy skuadrat po vazhdojnë të luftojnë për pozitën e katërt në tabelë kësisoj fitorja është e domosdoshme.

Sfidë interesante është edhe në luftën për qëndrimin në elitë, ku Prishtina e Re do të përballet me rivalin direkt, Llapin. Aktualisht dy skuadrat kanë vetëm një pikë dallim.

Sfida tjetër zhvillohet në Klinë – aty ku Dukagjini do ta presë Ferizajn.

Të gjitha takimet do të nisin me fillim nga ora 15:00./Telegrafi/