Please enter at least 3 characters.

Vëllaznimi nis fazën përgatitore, priten përforcime

2016/01/v-euml-llaznimi-nis-faz-euml-n-p-euml-rgatitore-priten-p-euml-rforcime_hd.jpg

Sipas kryetarit të skuadrës së Vëllaznimit, Faton Batusha, gjithçka është gati për fillimin e stërvitjeve, të cilat do të nisin në ora 17:00.

“Skuadra jonë pritet që sot të nis fazën përgatitore për edicionin e ri. Edhe pse ka ndryshim të madh në skuadër, presim që nga këta futbollistë të rinj të japin maksimumin për këtë skuadër. Së pari stërvitjet do të zhvillohen vetëm një herë në ditë, ndërsa me kalimin e kohës ato të zhvillohen nga dy herë në ditë”, u shpreh Batusha për KosovaLive.

Gjithashtu Batusha shtoi se të gjithë futbollistët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes për dalje në stërvitje.

“Edhe përkundër motit të nxehtë që po mbretëron në vendin tonë, të gjithë futbollistët iu kanë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të nisur fazën përgatitore. Gjithashtu duhet të cek se gjatë javëve të ardhshme pritet që skuadra të përforcohet me lojtarë të rinj”, përfundoi ai.

Nga kjo skuadër janë larguar shumë futbollistë kyç, për shkak se Vëllaznimi tashmë do të bëjë gara në Ligën e Parë.