Please enter at least 3 characters.

Vedat Muriqi nominohet për “Skuadrën e Sezonit” në La Liga

La Liga, në bashkëpunim me sponsorin e saj EA Sports FC26, ka publikuar listën e futbollistëve të nominuar për 'Formacionin e Vitit; në kampionat.

Në mesin e sulmuesve të përzgjedhur gjendet edhe Vedat Muriqi. Sulmuesi i Kosovës ka realizuar 21 gola deri tani në La Liga, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve, pas Kylian Mbappé.

Në listën e kandidatëve për fazën sulmuese janë edhe emra të njohur si Julián Álvarez, Antony, Borja Iglesias, Ante Budimir, Ferran Torres, Gonçalo Guedes, Lamine Yamal, Kylian Mbappé, Alberto Moleiro, Mikel Oyarzabal, Raphinha, Giuliano Simeone, Víctor Muñoz dhe Vinícius Júnior.

Përzgjedhja e formacionit bëhet përmes votimit. Fillimisht, tifozët duhet të zgjedhin modulin/taktikën me të cilin duan ta ndërtojnë ekipin (janë në dispozicion pesë opsione), pastaj të përzgjedhin lojtarët për sulm, mesfushë, mbrojtje dhe portë, për ta kompletuar formacionin me 11 futbollistë.

Muriqi mund të votohet në kategorinë e sulmuesve përmes linkut zyrtar të votimit. /Telegrafi/