Please enter at least 3 characters.

Vedat Muriqi në garë për lojtarin e muajit në La Liga

2022/05/GetPaidStock.com-628f56f92c23e.jpg
255:"PAMPLONA, SPAIN - MAY 22: Vedat Muriqi of RCD Mallorca celebrates their side's second goal during the LaLiga Santander match between CA Osasuna and RCD Mallorca at Estadio El Sadar on May 22, 2022 in Pamplona, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Vedat Muriqi ka kompletuar një huazim mjaftë të suksesshëm në La Liga te Mallorca.

Sulmuesi nga Kosova iu bashkua Mallorcas në janar si i huazuar nga Lazio dhe arriti t’i mbante në elitën e futbollit spanjoll.

28-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje në La Liga duke shënuar pesë gola e duke asistuar në tre të tjerë.

Mallorca pritet ta aktivizojë klauzolën për blerjen përfundimtare të tij, pasi Muriqi është bërë shumë i dashur edhe nga tifozët.

Reprezentuesi kosovar së fundmi është përfshirë në listën e ngushtë të futbollistëve për çmimin më i miri i muajit maj në La Liga.

Përveç Muriqit në këtë listë janë edhe Iago Aspas (Celta Vigo), Rodrigo De Paul (Atletico Madrid), Rodrygo (Real Madrid), Lucas Perez (Cadiz), Rodriguez (Real Betis) dhe Pedroza i Villarreal.

Muriqi luajti katër ndeshje për Mallorcan në muajin maj ku skuadra e tij mori shtatë pikë, derisa prizrenasi kontribuoi me një gol e dy asistime. /Telegrafi/