Vdesin tre foshnje të porsalindura në Klinikën Gjinekologjike në Shkup
14:"Ridvan Slivova
23/08/2017
Tre foshnje të porsalindura në Klinikën Gjinekologjike në Shkup kanë ndërruar jetë, disa orë pasi kanë lindur.
Telegrafi Maqedoni merr vesh se bëhet fjalë për foshnje me prindër nga rrethina e Tetovës.
Është tentuar kontakti me drejtoreshën e Klinikës Gjinekologjike në Shkup për arsyet e vdekjes por ende nuk ka përgjigje nga drejtoresha Dr.Viktoria Jovanovska. /Telegrafi/


