Please enter at least 3 characters.

Vdes një person në Kamenicë, dyshohet se humbi ndjenjat gjersa ishte duke punuar

Një person derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 17:46, në Kamenicë.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/