Please enter at least 3 characters.

Vdes një i dënuar në burgun e Idrizovës

2018/06/Burgu-i-Dubraves-foto-ridvan-slivova-29-1200x630-1-780x439.jpg

Gjatë ditës së djeshme në burgun e Idrizovës ka ndërruar jetë një i dënuar 27-vjeçar nga Velesi.

Nga MPB bëjnë të ditur se trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

“Më 02.03.2023 në ora 15:15 në SPB-Shkup nga burgu “Idrizovë” është raportuar se në burg ka ndërruar jetë i dënuari D.H.(27) nga Velesi. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.