Please enter at least 3 characters.

Vdes babai i Michael Jacksonit

2018/06/q1-8.jpg
481:"SANTA MARIA, CA - APRIL 29: Michael Jackson's (L) hair flies in the wind as he departs with his father, Joe Jackson (R) from the Santa Barbara County courthouse as court is adjourned for the day in Jackson's child molestation trial April 29, 2005 in Santa Maria, California. Jackson is charged in a 10-count indictment with molesting a boy, plying him with liquor and conspiring to commit child abduction, false imprisonment and extortion. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)
12:"Getty Images

Ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare babai i këngëtarit të njohur të muzikës pop, Michale Jackson, Joe Jackson.

Ai ishte menaxher i muzikës dhe baba i 11 fëmijëve, teksa u nda nga jeta të mërkurën në mëngjes, raporton TMZ.

"Ai ishte duke u ndeshur me kancerin e pankreasit dhe nuk ishte duke u bërë më mirë”, i kishte thënë më parë një burim revistës People.

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmuan edhe nipërit Randy Jackson Jr dhe Taj Jackson, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Ka vdekur mbreti që bëri gjithçka të mundur! Unë të dua, Joe ishte dashur nga e gjithë familja dhe zemrat tona janë në dhembje", shkruhej në status.
Gjendja e të ndjerit ishte përkeqësuar shumë kohëve të fundit.

“Kam parë më shumë perëndime të diellit se sa që kam lënë për të parë", shkruante Jacskon në mbishkrimin e një fotografie të publikuar pak javë më parë.

Megjithatë, mbesa e tij Paris pohoi se mesazhi në fakt nuk ishte shkruar nga kreu i familjes.

“Gjyshi im nuk e shkroi këtë", kishte komentuar ajo.

Joe Jackson është i lindur më 26 korrik të vitit 1928, në Fountain Hill, Arkansas. /Telegrafi/