Vdes aktorja Besa Imami
Besa Imami, “Donika” e filmit “Skënderbeu” i vitit 1953, ka lindur në Gjakovë më 8 gusht 1928, dhe në vitin 1937 familja e saj shpërngulet në Tiranë, prej nga edhe njihet për role të shumta në filmat shqiptarë deri në vitin 2006, në filmin e fundit “Eduart”.
Aktorja Imami do të mbahet mend për interpretimin e përsosur të personazheve historike të gruas shqiptare, dhe roleve të shumtë me përmbajtje social-psikologjike, mitologjike, patriotike, emancipuese, të cilët jepnin kurdoherë mesazhe kulturë formuese.
“Duke ndarë këto momente të hidhura me ju, të dashurit e saj, dhimbjen time më të thellë, jam i bindur se kujtimi dhe vepra e saj kulturore ne fushën e teatrit, kinematografisë dhe operës shqiptare do të kujtohen dhe mbeten gjallë si një pasuri e përjetshme për të gjithë kombin shqiptar”, shkruan presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në telegram ngushëllimi për familjen e aktores Imami.
Vetëm disa ditë më parë aktorja e shquar e skenës shqiptare ishte nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj, me titullin “Nderi i skenës shqiptare”. /KP/Telegrafi/


