Please enter at least 3 characters.

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, një person gjendet pa shenja jete në rrugë

2022/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-1-e1664435622318.jpg

Është gjendur pa shenja jete në rrugë një person në Gjilan, njofton policia.

Sipas policisë vdekja e të njëjtit është konstatuar pas daljes së ekipit mjekësorë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

“Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete pranë aksit rrugor. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, bënë të ditur policia./Telegrafi/