Please enter at least 3 characters.

Vdekja e të riut në Lipjan, familjarët kanë treguar se i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa po priste dru

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin që ndodhi dje në Lipjan, ku një i ri ka humbur jetën.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është sjellë pa shenja jete në emergjencë mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se sipas familjarëve të viktimës, gjersa viktima ishte duke punuar në pyll (duke prerë dru) i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. /Telegrafi/