Please enter at least 3 characters.

Vdekja e 48-vjeçarit në vendin e punës në Shtime, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Një 48-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në qytetin e Shtimes.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

E lidhur me këtë, sot në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një persin ësht[ arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Lidhur me rastin një person mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/