Please enter at least 3 characters.

Vazhdon shkëlqimi i Florent Hadergjonajt në Turqi, gol e asistim për Alanyasporin

Florent Hadergjonaj ka vazhduar me paraqitje fantastike në Superligën e Turqisë.

Mbrojtësi kosovar e ka nisur si titullar ndeshjen mes Trabzonspor dhe skuadrës së tij Alanyaspor, derisa janë mposhtur 4-3 në udhëtim.

Megjithatë paraqitja e Hadergjonajt ka qenë e shkëlqyer, ku kontribuoi në dy prej tre golave të ekipit të tij.

Hadergjonajt në këtë sfidë asistoi në një gol dhe shënoi një tjetër, por që paraqitja e tij fantastike nuk i mjaftoi skuadrës së tij të merr pikë në udhëtim te Trabzonspor.

Pas ndeshjes Hadergjonaj ka qenë lojtari më i vlerësuar te skuadra e tij me notën 7,8.

30-vjeçari ka statistika shumë të mira këtë sezon, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/