Please enter at least 3 characters.

Vazhdon seanca për të akuzuarit e 27 prillit

2017/05/Protestuesit-para-deres-se-Kuvendit-27-prill-780.jpg

Në Gjykatë Penale sot në Shkup vazhdon seanca për procesin e ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje, në seancën e parë, fjalim kanë mbajtur prokurorja Vilma Ruskoska dhe avokatët e një pjese e të akuzuarve.

Për sulm në Kuvend akuzohen 33 persona, prej të cilëve 31 akuzohen për "terrorizëm", ndërsa dy për "ndihmë".

Lënda udhëhiqet nga gjyqtarja për krim të organizuar, Dobrilla Kacarska, e cila tani vetëm se ka caktuar 37 seanca për diskutime kryesore. /Telegrafi/