Vazhdon 'fundosja' e Arsenalit - Tottenhami fiton me golat e Son e Kanes në derbin londinez
Tottenhami ka fituar 2-0 përballë Arsenalit në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Pas 13-të minutash lojë, Son Heung-Ming shënoi golin e epërsisë me një asistim të bukur nga Harry Kane.
Spurs vazhduan me ritëm të lartë të lojës, duke e futur Arsenalin në presion edhe më të lartë.
Kur po përfundonte pjesa e parë, Son e Kane ndryshuan rolet në minutën e 45+1, për të shënuar për 2-0.
Në pjesën e dytë, Arsenali ishte një tjetër skuadër, dhe nuk lejoi që Spurs të zhvillonte lojën e tyre.
Bernd Leno ishte pothuajse i papunë në 45 minutat e dytë, mirëpo sulmi i The Gunners shpërdoroi shumë raste.
Pas javës së 11-të, Spurs janë rikthyer në vendin e parë me 24 pikë, derisa arsenali është në të 15-in me 13 sosh.
Në xhiron e 12-të, Tottehami takohet me Crystal Palacen, derisa Topçinjtë do kenë punë me Burnleyn. /Telegrafi/


