"VAR për të parë se kush e kapi e para" - momenti i hedhjes së buqetës u kthye në një skenë të pazakontë në një dasmë në BeH
03/09/2025
Në një dasmë në Bosnjë dhe Hercegovinë, momenti tradicional i hedhjes së buqetës u kthye në një skenë të pazakontë.
Dhjetëra vajza u hodhën për ta kapur buqetën, ndërsa në fund mbetën tri më të vendosurat.
Ato u rrokullisën në dysheme, duke mos treguar asnjë shenjë dorëzimi.
Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka ngjallur shumë komente plot humor.
Disa thonë se “duhej VAR për të parë kush e kapi e para”, ndërsa të tjerë se “as për 1000 euro nuk do të luftonin kështu”.
Pavarësisht përpjekjeve, fituesja e buqetës mbeti e paqartë. /Telegrafi/


