Please enter at least 3 characters.

Vanessa Bryant po përpiqet të 'jetë e fortë' për vajzat e saj pas vdekjes së bashkëshortit Kobe dhe Gianna

2020/01/GettyImages-89048004-e1580307182957.jpg
292:"LOS ANGELES, CA - JULY 15: NBA player Kobe Bryant and wife Vanessa during the 2009 ESPY awards held at Nokia Theatre LA Live on July 15, 2009 in Los Angeles, California. The 17th annual ESPYs will air on Sunday, July 19 at 9PM ET on ESPN. (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images for ESPY)
17:"Kevork Djansezian

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa, po përpiqet të bëjë më të mirën dhe të jetë sa më e fortë për tri vajzat e tjera pas vdekjes së burrit dhe vajzës së saj 13-vjeçare, Gianna.

Legjenda e NBA dhe Vanesa u martuan në prill të vitit 2001 kur ai ishte 22-vjeç dhe ajo vetëm 18-vjeçe.

Së bashku ata kanë katër fëmijë: Gianna, 13, e cila vdiq së bashku me të atin, Natalia, 17, vajzën 3-vjeçe, Bianka dhe vajzën e vogël 17 muajshe, Capri.

Kobe Bryant dhe familja e tij (Foto: Zuma Press)

“Është me të vërtetë një kohë shumë e vështirë për Vanessan dhe për gjithë familjen”, ka thënë një burim për People.

Një tjetër burim thotë se Vanessa është tërësisht e shkatërruar dhe mezi po e përballon këtë.

“Ajo nuk po mund të përfundojë një fjali pa qarë. Por, ajo po mundohet të tejkalojë këtë për vajzat e saj. Ajo duhet të bëhet e fortë tani”.

Kobe Bryant dhe familja e tij (Foto: Instagram)

Bryant është takuar me Vanessan në vitin 1999 kur ajo ishte 17-vjeçe dhe po punonte si modele duke u shfaqur në klipe të ndryshme muzikore.

Ata u fejuan gjashtë muaj më vonë dhe u martuan në vitin 2001.

Kobe tanimë ka luajtur për tre sezone radhazi në NBA.

Kobe Bryant dhe Vanessa (Foto: Getty Images/Guliver)

Dyshja ishin të rrethuar nga mediat në ditët e para të marrëdhënies së tyre, derisa një helikopter po fluturonte mbi shkollën e Vanessas, duke u përpjekur t'i fotografonte ata së bashku.

Vëmendja e madhe për marrëdhënien e tyre e detyroi atë të humbasë mbrëmjen e maturës në shkollë të mesme.

Familja e Bryant thuhet se nuk pranuan të ishin në dasmën e tyre, pasi ishin të shqetësuar se Kobe dhe Vanessa ishin tejet të rinj.

Kobe Bryant dhe Vanessa (Foto: Instagram)

Në vitin 2003, vajza e tyre Natalia kishte lindur, ndërkohë që Kobe u arrestua për shkak të një sulmi seksual ndaj një vajze 19-vjeçare në një hotel në Kolorado.

Akuzuesja më pas i hodhi poshtë të gjitha.

Pavarësisht kësaj, çifti mirëpritën vajzën e tyre Gianna në vitin 2006.

Në vitin 2011 u përfol për një divorc të tyre që u anulua në 2016 pasi ata u bënë prindër edhe të një vajze, Bianka.

Sipas People, burimi tha se përkundër ‘uljeve dhe ngritjeve në romancën e tyre' ata ishin shpirtëra binjakë derisa Bryant ndërroi jetë tragjikisht të dielën në mëngjes bashkë me Giannan. /Telegrafi/

Kobe Bryant dhe familja e tij (Foto: Instagram)