Please enter at least 3 characters.

Van Gaal flet për fitoren dhe gjestin ndaj gjyqtarit

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 3-2 ndaj Arsenalit.

Djajtë e Kuq fituan në xhiron e 27-të në Premier Ligë pavarësisht mungesave të mëdha duke ia zbehur gjasat Arsenalit për titull.

“Kur i shihni këto rrethana, me numrin e madh të lëndimeve dhe me lojtarët e rinj në lojë dhe fansat që ishin shumë entuziastë. Shënuam gola dhe e mbrojtëm rezultatin më mirë se ndeshjet e kaluara”, ka thënë holandezi për Sky Sports.

“Jam shumë i lumtur sepse kjo është fitore e rëndësishme, ndaj Arsenalit një nga skuadrat më të mira në Premier Ligë”, transmeton koha.net.

"Reagimi im ishte pak i tepruar,  kështu që unë i kërkoj falje gjyqtarit dhe të gjithë atyre që ishin të përfshirë", ka shtuar ai.