Please enter at least 3 characters.

Van Dijk i përgjigjet spekulimeve për Topin e Artë pasi mori çmimin "Lojtari i vitit" në Angli

2019/04/Van-Dijk-1.jpg
258:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 08: Virgil van Dijk of Liverpool attends a Liverpool press conference ahead of their UEFA Champions League quarter-final match against FC Porto. at Anfield on April 08, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Menjëherë pasi Virgil Van Dijk mori çmimin "Lojtari i vitit" në Angli, filloi debati se a e meriton holandezi të fitojë edhe Topin e Artë në vitin 2019.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit tha se Topi i Artë nuk është objektiv i tij pasi aty ka lojtarë shumë të mirë, e gjitha ajo që atij i intereson është të ketë sukses me Reds.

"Jo, ajo është diçka që nuk është fare në mendjen time. Ka futbollist që aktualisht janë jashtë kësaj bote dhe po e bëjnë këtë tashmë e disa vite. Jam shumë i lumtur me paraqitjet e mija aktualisht dhe se jam mirë fizikisht gjithashtu. Mendoj se nuk duhet të shikoj aq shumë para".

"Tani jemi në garën për titull, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj një ekipi fantastik, aty ku janë me shumë mundësi lojtarët më të mirë dhe duhet të marrim ndeshje pas ndeshje".

"Tani është koha të fokusohemi për Barcelonën, pastaj kemi një ndeshje të madhe ndaj Newcastles si mysafir, pra nuk do shikoj shumë larg dhe të vetmit objektiva personal që ia vendosi vetës janë ata me Liverpoolin", ka thënë Van Dijk. /Telegrafi/