Please enter at least 3 characters.

Van Dijk flet pas humbjes nga Atletico: Kemi edhe 90 minuta tjerë

2020/02/Van-Dijk-vs-Atletico-e1582103555270.jpg
351:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 18: Virgil van Dijk of Liverpool reacts as Saul Niguez of Atletico Madrid (obscure) celebrates scoring his sides first goal during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Atletico Madrid and Liverpool FC at Wanda Metropolitano on February 18, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk insiston se nuk ka asnjë arsye për panik pas humbjes ndaj Atletico Madridit të martën në mbrëmje.

Atletico vendosi një epërsi 1-0 në ndeshjen e parë të 1/16-tës ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje me një gol nga Saul Niguez.

Megjithatë, kjo humbje nuk e tremb Liverpoolin, të cilët besojnë në rikthim.

Njëri nga të është edhe mbrojtësi holandez, Van Dijk, i cili insiston se nuk ka nevojë për panik pasi është edhe ndeshja kthyese.

Liverpooli u mposht nga Atletico (Foto: by Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

“E dinim që do të ishte një betejë e fortë, veçanërisht këtu në terrenin e tyre me tifozët që ju qëndrojnë pas”, ka thënë fillimisht Van Dijk për BT Sport pas ndeshjes.

“Natyrisht nuk na ndihmoi që ne pranuam golin nga një rivënie këndore, shansi i parë për ta - madje nuk ishte as shans, kishin pak fat”.

“Ne e kishim topin në pjesën më të madhe të lojës, por, për fat të keq, nuk mund të krijonim shumë raste”.

“Por, kemi akoma 90 minuta të tjera për ta rregulluar dhe duhet të jemi akoma plot besim”, përfundoi mbrojtësi holandez. /Telegrafi/