VALLËZIM JETE
Henry Charles Bukowski (1920–1994)
01/04/2026
Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Fadil Bajraj
fusha që ndan trurin nga shpirti
është e prekur në shumë mënyra nga
përvoja –
disa i humbin mendtë dhe bëhen shpirt:
të marrë.
disa e humbin shpirtin e bëhen sall mendje:
intelektualë.
disa i humbin të dyjat dhe bëhen:
të pranueshëm.


