Please enter at least 3 characters.

Valdes nuk largohet nga Barcelona

2016/01/f.0531140958391_m.jpg

“Ua kam borxh tifozëve një shpjegim se përse nuk do ta rinovoj kontratën time. Barcelona më ka dhuruar gjithçka dhe kjo ka qenë shtëpia ime për 20 vite”.

“Presioni si portier është tejet i madh në këtë klub. Jam i rraskapitur psiqikisht dhe mendoj se cikli im në këtë klub përfundon në vitin 2014. Këtë nuk po e bëj për para”.

“Ndihem i nderuar që klubi dëshiron që unë të vazhdoj këtu, por vendimi im është përfundimtar. Do të vazhdoj ta vesh fanellën e Barcelonës me nder deri në ditën e fundit të kontratës sime”, deklaroi Valdes në konferencën për shtyp. /Telegrafi/