Please enter at least 3 characters.

Vajza nga SHBA zbuloi bunkerin në bodrumin e shtëpisë së gjyshes, hasi në një derë të “fshehtë” – brenda gjeti maska gazi

2024/01/1-44.jpg

Një vajzë nga Shtetet e Bashkuara ka zbuluar një bunker bërthamor, në shtëpinë në të cilën jetonte gjyshja e saj.

Videoja e kësaj strehimore në rast të ndonjë sulmi bërthamor është shikuar mbi katër milionë herë në TikTok, dhe ka mbi shtatë mijë komente, transmeton Telegrafi.

Ajo theksoi se gjyshja e saj nuk kishte mundur të zbresë shkallëve për ta rregulluar bodrumin. Vajza thotë se krejt rastësisht e kishte zbuluar një derë të fshehur në dollap.

Pronari i mëparshëm i shtëpisë, me gjasë e kishte shfrytëzuar këtë hapësirë për mbajtjen e ushqimit të konservuar si dhe kasafortën me armë në pritje të një lufte bërthamore.

Kutia e siguresave fsheh “derën e fshehur” që çon në një bunker të punuar nga betoni.

“Kur e blemë shtëpinë këtu kishte shumë ushqim të konservuar”,  tha vajza.

Në video shihen disa maska kundër gazit, kanaçe, pompa uji si dhe gjashtë shtretër që përdoren për transportimin e të lënduarve. /Telegrafi/