Please enter at least 3 characters.

Ushtroi dhunë psikike ndaj vëllait dhe shkaktoi dëme në shtëpi - arrestohet i dyshuari në Pejë

2024/05/arrestim-2.jpg

Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj vëllait të tij si dhe ka shkaktuar dëme materiale në shtëpi.

I dyshuari po ashtu thuhet se është përdorues i substancave narkotike.

"Pejë 11.08.2024 – NN. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar, që është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij si dhe ka shkaktuar dëme nëpër shtëpi", thuhet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/