Please enter at least 3 characters.

Ushtria iraniane: Lufta nuk ka mbaruar për ne

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane ka deklaruar për televizionin shtetëror se lufta, pavarësisht armëpushimit në fuqi, për Iranin nuk ka përfunduar.

Kjo deklaratë erdhi pak pas postimit më të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump në rrjetet sociale, shkruan Sky News.

“Gjendja ende konsiderohet si gjendje lufte, ndërsa baza e të dhënave për objektivat dhe pajisjet e forcave tona është përditësuar”, tha zëdhënësi.

Duke iu referuar situatës në Ngushticën e Hormuzit, ai sqaroi edhe ndarjen e kontrollit mes ushtrisë së rregullt dhe Gardës Revolucionare.

Sipas tij, pjesa perëndimore e ngushticës kontrollohet nga Garda Revolucionare, ndërsa pjesa lindore është nën kontrollin e ushtrisë së rregullt të Republikës Islamike.

Ndërkohë, Trump ka deklaruar se Irani e ka informuar atë se vendi ndodhet në “gjendje kolapsi”.

“Irani sapo na ka informuar se është në ‘gjendje kolapsi’. Ata duan që të ‘hapim Ngushticën e Hormuzit’ sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa përpiqen të zgjidhin situatën e tyre me udhëheqjen”, ka shkruar lideri amerikan, duke shtuar se beson që udhëheqja iraniane do të arrijë ta stabilizojë situatën. /Telegrafi/