Ushtarët amerikanë hipin në anije dhe kontrollojnë një tjetër cisternë që transporton naftë nga Irani
23/04/2026
SHBA-të kanë hipur në anije dhe kanë kontrolluar një tjetër cisternë, e cila thuhet se ka lidhje me Iranin.
Gjatë natës, forcat amerikane "kryen një ndalim detar dhe të drejtën e vizitës" në M/T Majestic X, transmeton Telegrafi.
Në një deklaratë online, SHBA-të thanë se anija po "transportonte naftë nga Irani, në Oqeanin Indian".
Kjo është cisterna e dytë në rajon, larg Lindjes së Mesme, në të cilën SHBA-të kanë hipur dhe kontrolluar ndërsa vazhdojnë bllokadën e tyre.
Gjithashtu më parë kapi një cisternë iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit.
Në shenjë hakmarrjeje, dje, Irani kapi dy anije në kanalin ujor dhe sulmoi një të tretë. /Telegrafi/
Overnight, U.S. forces carried out a maritime interdiction and right-of-visit boarding of the sanctioned stateless vessel M/T Majestic X transporting oil from Iran, in the Indian Ocean within the INDOPACOM area of responsibility.
We will continue global maritime enforcement to… pic.twitter.com/SWF6Jt9Ci4
— Department of War 🇺🇸 (@DeptofWar) April 23, 2026


