Please enter at least 3 characters.

US Open 2025: Rekord historik, kampioni i meshkujve fiton 4.55 milionë euro

US Open 2025 po thyen rekorde financiare. Organizatorët kanë bërë të ditur se fondi total i çmimeve arrin në 90 milionë dollarë (rreth 82 milionë euro), duke e bërë turneun më të pasur në historinë e tenisit.

Finalja e madhe mes Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz pritet të jetë kulmi i këtij edicioni, me fituesin që do të ngrejë në ajër trofeun prestigjioz dhe një çek rekord prej 4.55 milionë eurosh.

Finalisti do të marrë 2.27 milionë euro, ndërsa edhe pjesëmarrësit e tjerë do të përfitojnë ndjeshëm.

Shpërblimet për meshkuj 

Raundi i parë (128 lojtarë): 100,000 euro

Raundi i dytë: 140,000 euro

Raundi i tretë: 215,000 euro

Raundi i katërt (16 më të mirët): 364,000 euro

Çerekfinale: 600,000 euro

Gjysmëfinale: 1.15 milionë euro

Finalist: 2.27 milionë euro

Kampion: 4.55 milionë euro

Kjo rritje e madhe e shpërblimeve siguron që jo vetëm emrat më të mëdhenj të tenisit, por edhe lojtarët e renditur më poshtë të marrin një shpërblim të rëndësishëm financiar që nga raundet e para. /Telegrafi/