Please enter at least 3 characters.

Urimi i Haradinajt për ditëlindjen e nënës së tij

2019/05/59447992_1163272383797174_1037010284432064512_n.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot pranë nënës së tij, Rukë Haradinajt me rastin e ditëlindjes së saj.

Haradinaj, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shpërndarë një fotografi së bashku me nënën e tij, ku sipër fotografisë ka shkruar "Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfye nder breza".

Rukë Haradinaj, para disa muajsh ka pasur disa probleme shëndetësore, ku pas një ndërhyrje kirurgjike që kishte pasur gjendja e saj ishte përmirësuar.

Shkrimi i plotë:Me Nanën, sot në ditëlindjen e saj. Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfye nder breza!RH

Kryeministri Haradinaj, muaj më parë ka humbur babain e tij, Hilmi Haradinajn, i cili ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë./Telegrafi/