Please enter at least 3 characters.

Universiteti i Ferizajt dhe i Shtipit nënshkruanë marrëveshje bashkëpunimi

2018/04/Bajraktari-Boev.jpg

Universiteti "Goce Dellçev" në Shtip dhe Universiteti i Shkencave të Zbatueshme në Ferizaj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, që u nënshkrua nga rektorët Bllazho Boev dhe Agron Bajraktari.

Me këtë rast, Bajraktari theksoi se bashkëpunimin e sheh përmes projekteve të përbashkëta që mundësohen nga fondet e Bashkimit Evropian (BE) për lëvizshmëri më të madhe të studentëve dhe kuadrit arsimor.

Ndërkaq, rektori Boev tha se bashkëpunimi i tyre në të ardhmen përfshihet në pjesën e aktiviteteve të përbashkëta projektuese, në sferën e INETGRAD dhe programet ndërkufitare.

Rektorët paralajmëruan aplikime të përbashkëta për projekte përmes Erasmus + programit. /Telegrafi/