Please enter at least 3 characters.

Unitedi rrit ofertën për Pogban

2016/07/Cnl5PBTXgAAeSgr.jpg

Manchester Unitedi ka bërë ofertë prej 125 milionë euro për Paul Pogban raporton e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport.

Skuadra e Jose Mourinhos me çdo kusht e duan rikthimin e francezit në Old Trafford, dhe janë të gatshëm që të thyejnë rekordin botëror të transferimit për mesfushorin e Juventusit.

Shuma e plotë e transferimit raportohet se do t’i kushtojë Unitedit 185 milionë euro, duke llogaritur edhe pagën e lojtarit prej 12 milionë euro në vit në kontratën pesë vjeçare, kransmeton Koha.net

Raportohet gjithashtu se Pogba do të përfitojë 20 përqindëshin e shitjes, 25 milionë euro.