Please enter at least 3 characters.

Unitedi lidhet me një transferim befasues për Ramosin

2020/11/125872765_2064369107027752_4025986602884710218_n.jpg

Klubi anglez, Manchester Unitedi po lidhet me një transferim të kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Djajtë e Kuq po ndjekin situatën e mbrojtësit spanjoll.

34-vjeçari është jashtë kontratës në Santiago Bernabeu në fund të sezonit dhe thuhet se do t’i mbajë të hapura opsionet e tij.

Unitedi tashmë gjendet në mesin e atyre që mbajnë shënime për situatën, së bashku me Paris Saint-Germain dhe Juventus .

Ramos refuzoi Unitedin pesë vjet më parë, ndërsa negocionte një marrëveshje të re me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Ndryshe, Ramos mund edhe të rinovojë me Los Blancos, por asnjëra palë nuk janë aq e entuziazmuar rreth kësaj. /Telegrafi/